Biznesmeni i njohur Gjergj Luca është takuar me aktorin e mirënjohur Çun Lajçin. Ky takim, u dokumentua përmes një video e sigurisht nuk kishin si të mungonin batutat e të qeshurat. Ndër të tjera, Luca u shpreh se ka dëshirë që të realizohet në teatër një shfaqje e të atit, e Lajçi u zotua se nëse ndodh do vijë ta ndjekë nga afër.
BISEDA mes tyre:
Gjergj Luca: Ka ardh me na vizitu ky burrë i madh nga Kosova, ky burrë që kur është dhënë fjala aty në skenë për Zotin nuk ka zot shqiptari mos ti bohet mishi puprrisha-puprrisha.
Çun Lajçi: Ti paç faqen e bardhë. Unë nuk kam ardhë kot së koti. Por për të kujtu babën e këtij burri këtu, Ndrek Lucën. Të cilin e kam njohur në 1972, i cili thoshte nuk them kurrë nënë po nanë, nuk them kurrë hënë po hanë. Shkodran kam le e shkodran do vdes. I thashë edhe një herë, po të ishte gjallë Nreka, pa ta shalue nanën një her s’kisha me e lanë.
Gjergj Luca: Unë dua të shtoj dhe 2 fjalë. Ky burrë më shtoi kaq shumë gëzime të babës. Ne ta vemë një shfaqje të babës në këtë teatër të vogël, në këtë qytet me zemër të madhe. Unë mendoj ‘7 shaljant’.
Çun Lajçi: Besën e ke, nëse e vnon, sa të kem këtë frymë pa të ardh nuk e lo. Besën e ke në këtë moment.