Takim me mësues e drejtues të shkollave publike në qytetin e Shkodrës. Mungesa e mjeteve didaktike, ngrohja me gaz, mungesa a zaptimi i mjediseve sportive, mësimi me turne, janë vetëm disa nga shqetësimet që mësuesit ngritën.
Përtej vështirësive, dua të them se ishte një diskutim shumë I mirë, pasi takimi shërbeu edhe si mundësi për bashkëpunimin mes shkollave profesionale dhe shkollave e tjera të qytetit. Në syrin tim kjo është një energji e brendshme, e cila po të menaxhohet mund të mbyllë shumë probleme që kanë shkollat për mirëmbajtje. Psikologjikisht unë bashkinë aktuale e shoh të mbyllur.
Këto gjëra s’kanë nevojë për investime. Bashkëpunimi nuk është luks, por eficencë. Përmes bashkëpunimit krijon rezultat të menjëhershëm. Kur ka bashkëpunim, menaxhim dhe kontroll financiar është i sigurtë suksesi. Një projekt transparent sjell donatorë të sigurtë. Nuk janë fondet problem. Ne na mungon sistemi.
Si është e mundur të mos kemi një model të mirë të një shkolle me standard? Ky nuk është një problem politik, por menaxherial.. Duhet një Bashki e Hapur për një zgjidhje më të mirë.