Segmenti rrugore Rruga Postribe – Prekal, e cila sherben edhe per krahinen e Dukagjinit, vijon te jete problematic sa here ka reshje shiu, pasi rreziku i rreshqitjes se dherave dhe masiveve shkembor eshte i madh ne kete aks rrugore.
Kjo rrugë, që tashmë nuk I shërben vetëm banorëve të zonës është kthyer në një problem për të gjitha kalimtarët për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave në të gjithë gjatësinë e saj.
Jashte kamerave banorët shprehen te shqetesuar ndersa thone se e kanë përcjellë disa herë kete shqetësim, por ende mungon angazhimi nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.
Ndërkohë, vershimi I ujit në rrugë për shkak të kapacitetit të vogël te ujëmbatjës të kanaleve krah rrugës ka ngritur edhe një shqetësim tjetër.
Vërshimi I ujit të kanaleve në rrugë është një problematikë e njohur prej kohësh nga banorët e zones por edhe institucionet përgjegjëse.