Kandidati I Partise Socialiste Benet Beci ka zhvilluar nje takim me Klubin e Futbollit Shkodra.
“Per mua eshte shume kenaqesi e veçante me u taku me ju.Me profesorin e kena diskutu edhe disa kohe me perpara, per dsia nga problemet qe ka pas me sportin, edhe shqetesimet qe jane ngritur.Sigurisht per mendimin tim, por edhe historikisht çfare perfaqeson Shkodra, sporti eshte nje nga shtyllat kryesore te krenarise tone si shkodrane.Ndihem jashtezakonisht shume I nderuar qe jam me ju.
Si kandidat per bashkine e Shkodres. Une po punoj dhe kam filluar punen menjehere per te pergatitur disa nga propozimet kryesore ose programin kryesor te puneve qe do te beje Bashkia neser.Sigurisht une vij nga nje eksperience e menaxhimit, por e di shume mire se sa e rendesishme eshte sporti per shendetin, mendjen, aktivizimin e rinise dhe si e tille e shikoj si nje nga akset kryesore te punes se Bashkise dhe te mbeshtetjes qe Bashkia sot e me tej duhet te beje edhe per sportin.Po ashtu mendoj qe edhe qeveria qendrore ka nje rol te jashtezakonshem per kete gje.Keto shpeshhere na kane munguar dhe shpeshhere mendoj qe nuk kane qene ne nivelin e duhur.
Por qe te fillojme kete pune edhe qe te fillojme te bejme diçka se pari duhet te bisedojme me grupet e interesit, me njerezit qe e kane provuar, me njerezit qe perpiqen çdo dite per ta bere kete pune. Nuk eshte fjala per te bere fjale, nuk eshte fjala per te bere plane, eshte fjala per te bere nje pune konkrete qe neser ne te themi qe e morem ketu dhe e çuam ketu, e filluam ne kete nivel dhe pas pak kohe do ti shohim rezultatet.
Nje nga projektet qe kemi ne dore tani eshte projekti I hyrjes se Shkodres, qe eshte I mbaruar edhe gati per tu futur ne financim se shpejti. Sipas projektit qe eshte tani, e gjithe ajo zone qe do behet shetitore, lulishte, panaromike, per te pare nga liqeni dhe e vizitueshme pjesa e hyrjes. Nje kend I madh aty eshte konceptuar si nje kend sportiv publik. Per mua do te jete nje nga projektet shume te vlefshme per Shkodren, per qytetin, persportin edhe per rinine per te kaluar kohen, por edhe njekohesisht per tu ushtruar.”