Koncert qe e merr persiper Bashkia Shkoder,si ide e Bujar Qamilit… me tematike ne forme e permbajtje te kandshme. Mu si Frederik me ftuen vetem para 3 ditesh, duke u justifikue (!!!) “se nuk e kena dijt se je ketu por ne Amerike”!
Ideatori per me ruejt formatin pat edhe guximin e me m’sugjeru me detyrim percaktim se cfar e si me i kendu, pikerisht mu qe edhe para 90-tes nuk e ka provu askush me e ba nji gja te tille. Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shum ma vler edhe pse me vonese, se sa niveli i sugjerimit.Mesova qe pas shume shume provash qe kishin ba krejt grupi i artisteve te merituem e te pa merituem qe do te ishte e bollshme koha per te ken edhe un ne at spektakel.
Sigurisht e pranova per etike, edhe pse s’me than se nuk mundena me ta vu emnin se gjoja kena kujtu se je ne USA. Mbrame ne mesnat kur e pash emnin tem shum te tejdukshem mu duk pak utopi pjesmarrja e jeme.
Ka shum dashamirsi nga artistat mendoj dhe se jan te interresuem kur je e kur nuk asht Rriiku ne Shqiperi, pasi konkurenca ne lokalet ku bahet muzike edhe ne Shkoder, nuk asht aq e shperndare dhe e kamuflueme, ku prania e jeme nuk ka mungu qysh ne Marsin e 2022 it, se paku dy her ne jav ne Shkoder. Portale, media, gazeta e lajme u kan merzite spektatorin se vazhdon a live koncertet Rrik Ndoci ne Shkoder e gjithkund.
Nuk ka mbet media ne Shqipni portal e gjith ata intervista neper tana mediat shqiptare vendimi i jem per me ken si familje amerikane vetem ne shqipni, vetem keta perfshi edhe Bashkine e punonjesit e saj, nuk e kishin marr vesh “ende”. Bashkia qe ne Gusht, Shtator ka organizu koncerte recitale me mu, nuk u ra ndermend qe Rriku nuk asht ne Shqiperi.
E verteta asht se skenes se Teatrit Migjeni prej vitesh nuk ka ken prezente per shum aresye por e vecanta asht politike. Ne vere vjet çuditerisht u ftova ne koncert recital para Bashkise.(!!!) Mendoj se vazhdon lufta e klasave.
Oltana Vademi e ata qe e dine se “o me ne o me ata” e kan ne dor nje pushkatim sa do te vogel ne se shfaq mendimin demokrak te te drejtes se mendimit dhe votes, kjo menyr meskine qe me kenaq vedvedin, monizmi i dyte shkodran e me paralajmeru edhe ndonji artist te vogel qe guxon mos me ken militant.
Pra me ofruen por oferta ishte si ajo:-“i kishte çue nana me la gojen” Vazhdojn me dal do sorra sa her gjuhet lisi me gur.
Kjo inisiative mbetet e bukur, por ne kornizat e mendimit artistik koherent asht pak e vaket pasi evoulimi i muzikes se sotme nuk mund ti sjell asnji gervishtje kanga e kompozueme dhe e levrueme si para 100 vjetesh me nji ndryshim 11%. Automatikisht ve ne disekuiliber mundesine per mos me u krenue prap me vlerat e para 100 vjeteve ne forme e ne permbajtje. Me kritikoni pa asnji hezitim ne se ju dukem antikonformist. Un e due Shkodren. I uroj fitore Benet Beci. Pas bisedes me te kishte shum ide pozitive, per levrimin e artit bashkohor ne Shkoder. Prandaj e dua Benetin, sepse e njeh dhe e do Shkodren.