Qëndrimin e mbajtur nga qeveria në qytetin e Shkodrës, shkodranët e kanë vlerësuar si shumë negative.

Më konkretisht në sondazhin e bërë nga instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, pyetur “si e gjykoni investimet e bëra në territorin e Bashkisë suaj nga qeveria”, 73% kanë votuar negativisht (57% negativisht dhe 16% shumë negativisht) dhe vetëm 26% e kanë gjykuar si pozitive.

Ndërkohë që vihet re një përindja zero për ata që vlerësojnë ‘shumë pozitivisht’.