Kur edhe 2 ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, “rrjedhja” e të përzgjedhurve të Enkelejd Alibeajt ende vazhdon.

Mark Ruçi është tërhequr nga garimi për postin e kryetarit të Bashkisë Mirditë, duke dorëzuar edhe shkresën me firmën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shtuar edhe një emër në listën e gjatë të të larguarve të Alibeajt. Në letrën e tij, ai bën me dije se tërheqja është për shkak të shkaqe personale.

“Duke qenë kandidat për kryetar bashkie në Mirditë, i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsyet personale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem nga gara e zgjedhjeve të 14 majit 2023,”-shkruan Ruçi në letrën e tij.