Në Drisht, Fshat të ri, Kullaj, Dragoç, Mes-Myselim, Milan. Në oborre, lokale, dyqane, shtëpi, me banorët që kanë kaq shumë nevojë me ua dëgju mendimin. Ata flasin mbi çdo gjë që i shqetëson, por kanë edhe idetë e tyre se si gjërat mund e duhet të bëhen më mirë. Bashkia është shtëpia e të gjithëve, e si në një shtëpi që funksionon mirë, mendimet duhen rrahur, idetë duhen çuar përpara, i duhet dhënë dora çdo anëtari, duhet t’i përkushtohesh secilit me të njëjtin kujdes.