Në Tarabosh, me fermerë, kultivues e grumbullues të bimëve mjekësore e studiues të vlerave të tyre.

Përvoja e Shkodrës ka qenë e shkëlqyer në kultivimin e grumbullimin e sherbelës në disa zona, por sot situata nuk është e duhura. Shembujt pozitivë vijnë nga Malësia e Madhe, aty ku nga bashkia është ndërhyrë me projekte e politika ndihmëse e favorizuese për fermerët. Ka një sërë programesh nga donatorë e institucione që e kanë në fokus fushën e bimëve mjekësore.

Duke kombinuar njohuritë e përvojën e specialistëve e fermerëve shkodranë, me mundësitë për financim nga donatorët, bashkia duhet të ndikojë edhe në këtë drejtim. Kultivimi, grumbullimi e tregtimi, si dhe ngritja e itinerareve turistike që nxisin vizitorët të shohin nga afër tokat e mbjella me bimë mjekësore mund dhe duhet të nxiten nga bashkia si mundësi shumë të mira për forcimin ekonomik të banorëve e krejt zonës.