Pas kryeministrtit Edi Rama, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor takoi edhe Presidentin Bajram Begaj në Tiranë.
LSA ka publikuar foto nga takimi ku mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ajo që ra në sy është se gjatë diskutimeve ka patur shumë të qeshura.
Madje, Kim nuk mban dot të qeshurën dhe vendos dorën para gojës që të mos bjerë në sy nga kamera. Arsyeja që ka bërë ambasadoren të shkrihet gazit nuk dihet ende.