“Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm”, ishte aktiviteti që na bëri bashkë në Shkodër.
Konferenca e organizuar në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët Shqiptar” dhe qendrën “Harmonia” kishte për qëllim prezantimin e problematikave dhe eksperiencave të menaxhimit dhe trajtimit të çrregullimit të spektrit autik. Fatkeqësisht në vendin tonë mungon një infrastrukturë shëndetësore publike e konsoliduar në lidhje me diagnostikimin dhe zhvillimin e terapisë për këta individë. Me dr.Liri Berishën, kryetare e fondacionit dhe drejtuesen e komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi vumë theksin tek rritja e lobimit për të vënë në lëvizje mekanizmat shtetërore që të veprojnë me hapa konkret.
Bashkë me mjekët dhe drejtuesit e fondacionit vizituam Qendrën terapeutike “Harmonia” të Bashkisë Shkodër ku aktualisht marrin trajtim intensiv 15 fëmijë. I lumtur që jemi ndër të paktat bashki në vend që ofrojmë këtë shërbim dhe po punojmë për t’i rritur kapacitetet.

 

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona

 

 

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone