Imami Gazi Aga, i cili prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ka drejtuar një thirrje politikanëve shqiptar.
Në këto ditë agjërimi janë parë si pjesë e darkave që shtrohen për iftar edhe politikanë, ndaj në një postim në rrjetet sociale, imami u kërkon që të rrinë larg besimtarëve në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe të mos e përdorin politikisht.
“Na keni marre gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin te pakten.
Na lini dicka ku nuk jeni ju.
Na lini vetem ne kete muaj te reflektojme e adhurojme Zotin tone.
Na lini pak hapesire ku te flasim rahat per kete vend; kush e solli ne kete derexhe dhe pse akoma largohen te rinj e te reja nga nje prej vendeve me potencialet me te medha ne bote. Na lini pra te flasim per JU.
E kthyet Shqiperine ne vendin me te varferit me te shumte ne rajon, por me politikanet me te pasur ne bote.
Keni bere aq shume zullum, sa puna me e mire qe mund te beni eshte te mos jeni shume prezente ne cdo pore te shoqerise.
I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerez nga kultura dhe fe te ndryshme rreth nje tryeze per te ngrene nje kafshate se bashku ne shenje harmonie e paqeje. Edhe ate e moret. Bravo ju qofte!”, shkruan imami i revoltuar.