Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se bërë disa ‘parashikime’ në lidhje ne situatën ën zgjedhjet lokale dhe pozicionimin e grupeve kriminale. I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Hoxha tha se Opozita ka vetëm Shkodrën në favor. Gazetari thotë se grupet kriminale nuk janë me Opozitën, pasi e nuhasin se ku do t’i fitojë këto zgjedhje lokale, duke nënkuptuar maxhorancën.

Pjesë nga intervista:

Lidhur me zgjedhjet, a pritet të ketë problematika në vend?

Edhe krimi edhe politika kanë të njëjtin objektiv, të sigurojnë sa më shumë para. Këto janë zgjedhje lokale. Opozita ka vetëm Shkodrën në favor, e ka të vështirë. Grupet më të rëndësishme të krimit të organizuar nuk janë me opozitën. E nuhasin se kush do të fitojë.

Si ka ndryshuar krimi në Shqipëri ndër vite?

Krimi në Shqipëri ka kaluar në një nivel tjetër. Jemi duke evoluar. Në total vitin e kaluar kishim vetëm 44 të vrarë, por kjo nuk lidhet me mënyrën e krimeve. Mund të ketë patir vitin e kaluar më shumë të vrarë po kanë qenë krime ordinere. Gjatë vitit të kaluar ka patur atentate të nivelit të lartë, të kushtueshëm.