Pas rritjes së pagave në disa kategori të caktuara, kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se do të detyrojnë edhe privatin që të rrisë pagën. Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të detyrojë edhe atë privat të bëjë të njëjtën gjë për shkak të burimeve njerëzore.

Kreu i Qeverisë theksoi se ka nisur një proces komunikim me sipërmarrjen private për mbrojtjen e kapitalit njerëzor.

“Është një proces i ndërthurur sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit patjetër dhe aftësinë e sektorit publik për të thithur burime njerëzore më të kualifikuar. Nga kjo sektori privat do të jetë i detyruar të rrisë pagat. Sot pagat në sektorin privat po rriten me shpejtësi. Sot jemi në një situatë ku kemi filluar një proces komunikimi me sipërmarrjen private për të sensibilizuar sipërmarrësit lidhur me domosdoshmërinë, e mbrojtjes së kapitalit njerëzor. Ne jemi optimistë dhe shikojmë shenja pozitive nga sektorët private. Natyrisht do të marrim dhe masa tjera. Për ne nuk është vetëm rritje pagash por dhe mbrojtje e punonjësve dhe punëtorëve në kompani të ndryshme nga shfrytëzimi”- tha Rama.