SHKODËR- Një sherr me thika ka ndodhur mesditen e sotme, brenda një lokali pranë poliklinikës së Shkodrës.
3 persona kanë mbetur të plagosur me mjetin prerës, e janë dërguar me urgjencë në spital, por raportohet se njëri është në gjendje të rëndë për jetën. Por deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Po ashtu nuk dihen as motivet e konfliktit.