Shtatë persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Mësohet se arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Shkodër këtë mesditë.
Të arrestuarit janë kapur me drogë por nuk dihet ende lloji i lëndës narkotike që iu është gjetur apo sasia. Operacioni është në vijim dhe pritet të zbardhen detaje në vijim. /dosja.al/
*Lajmi mbetet në përditësim