Kryebashkiaku aktual dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia dha një intervistë për “News Line” në Abc News, ku shprehu bindjen se do të arrijë një rezultat më të thellë se më 6 Mars.
Ai shtoi se 6 Marsi konfirmoi se demokratët e vërtetë në Shkodër nuk kanë asnjë alternativë tjetër.
“Struktura e PD Shkodër është pothuaj e njëjtë, me përjashtime të vogla krahasuar me para datës 6 mars. E njëjtë që në fillimin e kësaj përçarje brenda partisë dhe shifrat e vërtetuan një gjë të tillë. Kam kënaqësinë që të konstatoj që ai numër votuesish zgjodhën përfaqësuesit e vetë deklaruar të partisë së Lulzim Bashës, tanimë janë thellësisht në mbështetje të alternativës së PD të vërtetë. Nuk mund të ishte ndryshe pasi janë të gjithë demokratë. Nëse mbani mend që në momentet e para të fitores time, thirrja ime ka qenë e qartë që të gjithë demokratët të bashkohen.”, tha ai.