Rama:Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro.
Për të ardhur në ditën që ta krijojmë këtë mundësi për shtëpinë tonë dhe të rishpërndajmë të ardhurat aty ku me shumë të drejtë familjt presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxhetit të tyre. është e rëndësishme të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë, pavarësisht goditjeve që ne kemi marrë. Ia kemi dalë të rezistojmë. Eshtë koha ti bëjmë një rritje pedagogëve, duke iu dhënë një diskrecion. Kemi rritur pagat për sisteimin e sigurisë, kemi rritur pagat për zjarrëfikësat, do ta cojmë deri në 80 mijë lekë, e gjitha kjo do bëhet me dy hapa, një hap do jetë tani me mësuesit me sigurinë dhe me mjekët dhe infermierët. Hapi tjetër do jetë vitin e ardhshëm, ku do bëjmë gjithë reformën e kuadrit, ku do arrihet kuadri 900 euro paga mesatare.