Zemra plot e faleminderit nga ❤️ për çdo qytetarë , e banorë të Vau Dejës , Bushatit , Hajmelit , Temalit , Vig Mnelës , Shllakut pjesëmarrës në super takimin e sotëm !
Mirënjohës ???? për besimin e dhënë në kandidimin tim në drejtimin e Bashkisë Vau Dejës .
Faleminderit Kryeministrit të vendit z.Rama për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar Vau Dejës në momentet e vështira që kemi kaluar në këtë 4-vjeçar.
Faleminderit Drejtueses Politike të Qarkut tonë znj Elisa Spiropali për mbështetjen dhe suportin e vazhdueshëm në transformimin e mëtejshëm të Vau Dejsit tonë, patjetër me fokus në turizëm por njëlloj të rëndësishëm për qytetin tonë dhe Njësitë tona Administrative gjithashtu.
Mirënjohje familjes tonë të madhe socialiste ???? që ka qenë padiskutim forca dhe motivimi im më i madh në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm ku bashkëudhëtarë kam pasur njerëz të mrekullueshëm pa të cilët punët e bukura që kemi bërë për qytetin tonë , do kishin ngelur thjesht një vizion i parealizuar!
Zotohem përpara jush se do përgjigjem në këtë 4 vjeçar problemeve dhe halleve që kanë sot qytetaret e banorët e Vau Dejës . Falenderim zemre për #NjerëzitVauDejës #Bushat #Hajmel #Temal #Shllak #VigMnel , ato që janë shpirti dhe zëri i vërtet i këtij qyteti. Faleminderit një nga një secilit banor, nga vogëlushët për të cilët kemi ndërtuar kopshte e shkolla të reja, tek të rinjtë që janë një zë i rëndësishëm që dëgjohet e respektohet, tek çdo familje e ndershme që punon dhe kontribuon për “shtëpinë tonë të madhe”,
Besimi juaj është jo vetëm privilegj por përgjegjësi e madhe për të cilën zotohem që do vazhdoj t’ju përgjigjem me të njejtën përgjigje; PUNËN!
Në këtë mandat Vau Dejës do jetë sigurisht më i zhvilluar, më social, më i pastër, më Krenar dhe këtë do ta bëjmë të gjithë Bashkë!
MIRËNJOHJE ????????