Më vjen turp që permendet emri im në të tilla gjëra me akuza të pa baza por kjo tregon shkërmoqjen e tyre dhe duan të justifikohen me të tilla akuza.
Unë Ervis Shimaj në jeten time nuk kam punuar asnjëherë në instutucionin e AKU Shkodër dhe as nuk kam nderhyrë asnjeherë në punen e tyre.
Unë jam i zgjedhur nga qytetarët në Këshillin Bashkiak Vau Dejës dhe kryesoj serisht listen e PSD_së per zgjedhjet e 14 Majit , unë gjithmonë jam ken dhe do jem në shërbim të qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës duke i ndihmuar ata për çdo nevojë të tyre mbrenda ligjit.
Unë vij nga një familje e thjeshtë në Bushat që as nuk jemi marrë asnjëherë me shitblerje të votave as me mashtrime as me spiunime. Por kemi punuar me ndërshmëri të gjithë brezat e familjes time , këtë e dijnë të gjithë banorët e Bushatit dhe për këtë jam krenar.
Presionet që do të çojmë para organeve te drejtësisë tek unë nuk funksionojnë sepse unë nuk jam akuzuar asnjëherë dhe as nuk jam thirrur asnjëherë nga Drejtësia siç jeni thirrur ju ne SPAK.
Qentë lë të lehin karvani ecën perpara. Faleminderit!