Nga ekspertat e Turizmit, Shkodra konsiderohet si nje nga qytet me te bukura ne ballkan. Kjo per faktin e diversitetit te produktit turistik, bashke me afersine dhe mundesine ti vizitosh te gjitha brenda nje dite, pothuajse e pamundur per nje destinacion tjeter. I mrekullueshem!
Por cili ka qene ne vitete e fundit, vizioni i vjeteruar per turizmin ne Bashkine Shkoder?
1. Bashkia duhet te kete nje vizion te caktuar per destinacionin se si ai duhet te jete ndryshe me qytetet e tjera, duhet te prodhoje dhe krijoje produkte turistike, duhet te kete nje target se çfare kerkon te arrije, duhet te trainoje stafin, duhet te kete nje slogan per terheqjen e turistave, te kete nje logo, nje web turizmi, te krijoje partneritete me destinacionet fqinje, te kete nje reklame te bukurive natyrore e te kete nje organizate te manaxhimit te destinacioneve. Keto krijone bazen e strategjise se turizmit por per fat te keq ne gjithe keto vite, nuk jane realizuar
2. Duhet te kete te dhena per numrin e sakte dhe tipologjine e turistave (ato qe jane te publikuara ne buxhet jane te gabuara)
3. Bashkia duhet te jete e afte te mbledhe taksat e veta dhe te ardhurat nga fjetja, sot mblidhen vetem 20% e tyre
4. Bashkia duhet te kuptoje rendesine e eventeve te medha, dhe jo vetem evente lokale, pa impakt ekonomik per qytetin
5. Duhet te jemi pjesmarres ne panaire nderkombetar (dhe kjo nuk ndodh per mungese fondesh, por mungese vizioni sepse jane mbi 150 milion leke qe mblidhen nga turizmi, por shpenzohen vetem 30% te tyre per fushen e turizmit)
6. Kemi probleme bazike me pastrimin e pikave turistike, me informimin e vizitoreve, me mungesen e theksuar te tabelave orientuese, me parkingjet, me pa mundesi per te blere bileta online, turistat kane probleme te shumta me transportin publik dhe skemi investuar asgje ne turizmin e teknologjise dhe inovacionit (dhe ate gjysem aplikacioni qe u krijua, u mbyll mbas 2 viteve)
Me nje vizion krejtesisht te ri, kemi mundesi te rrisim ndjeshem te ardhurat e bizneseve turistike, dhe jo vetem, duke patur nje ndikim direkt ne ekonomi dhe rritje cilsesise se jetes se banoreve. Ky eshte dhe objektivi kryesor dhe sfida me e madhe e kater viteve te ardhshme