Kush thote se dashuria nuk zgjat pergjithmone e ka gabim. Ka nga ato dashuri qe zgjasin aq sa fryma e njeriut ne kete bote , edhe nuk shuhen as me javet as me muajt, e jo as me vitet …
Nje dashuri te tille e gjeta ne Namur te shtetit Belg. Ne qender te ketij qyteti nje çift i bukur Shqipetaresh kishin ngritur folene e tyre te dashnise. Nje fole e forte lidhur me ashklat e shpirtit e te zemres , e bashkuar nga bekimi i te madhit Zot .
Arta edhe Cemi Umit , nje çift per tu marre shembull , e per tu pasur zili ishin ata qe edhe nje here tjeter me vertetuan se dashuria eshte gjeja me e shtrenjte e njeriut edhe me e madhja pasuri qe njeriu mund te kete .
Arta e bukura e dheut , nje bije e Ferizait me origjine te larget nga Shkodra ishte dashuruar ne djaloshin serioz e me syte e qeshur ,me prejardhje nga Maqedonia. Shume vite me pare ze vend histora e tyre e bukur e dashurise ,nje mardhenie e sinqerte qe do korurzohej me martese ne vitin 1998 e prej atehere deri sot do ishte si diten e pare , e çilter e bukur ! Do ishte historia e atij çiftit te ri qe Zoti me pas i bekoj me dy femije te mrekullueshem ashtu siç edhe prinderit e tyre .
Nje djale edhe nje vajze, ishin frytet e kesaj dashurie te madhe te cilet prinderit i kishin quajtur Emir edhe Ema .
Emiri nje djale i gjate me trup te rregullt, fill ne paraqitje tregonte se ishte nje sportist , e pasi u prezantuam me te me tregoj se pasioni i tij i madh ishte futbolli. Madje suksesi ne kete fushe nuk kishte munguar edhe i talentuari Shqiptar Emir Umit ishte nje lojtar shume i preferuar ne Belgjike qe aspironte per Ligat Europiane . Emri i tij lakohej ne merkato edhe premisat ishin shume te medha pervte ardhmen .
Ema nje vajze e bukur e çapkene , nxenese shume e mire i ngjante shume prinderve te saj , si ne pamjen e jashtme ashtu edhe ne shpirtin e saj … Nxenese ekselente , nje shembull per tu marre.
Te dy femijet e tyre e flisnin bukur e paster shqipen , madje kishin mesuar edhe ta shkruanin ate . Dashuria per token e te pareve i kishte bere te ishin krenar edhe ta donin prejardhjen e tyre , madje ta tregonin me koken lart se ishin Shqiptar!
Takimi im me kete çift e familje te mrekullueshme ishte ne lokalin e tyre Metropol Arta e Cemi. Ata mireprisni shqiptaret qe vinin ne Belgjike ne folezen e tyre , qe ishte njekohsisht nje nga bizneset me te mira ne vend sa i takon fushes se kulinarise . Metropoli nje lokal i madh edhe i arresuar me shije kishte ne qender nje tavoline te rrumbullaket te veçante nga te tjerat . Binte ne sy jo vetem nga forma por edhe nga nje tufe e madhe me trendafila e vendosur mbi te . Ne fillim mendova se kjo tufe me lule ishte vendosur per arredimin e miremenduar te lokalit , por me pas e mesova se lulet ishin nej tredite e bukur e Cemit edhe Artes.
Çdo te shtune , pa asnje perjashtim , Cemi blinte nje tufe me trendafila per te dashuren e zemres se tij … Trendafila te bardhe si ngjyra e shpirtit , me nje arome dehese si ajo e dashnise , si per ti thene faleminderit qe ishte krah tij… Si per ta falenderuar qe i kishte dhene dy femije te mrekullueshem … Qe kishte qene nje partnere ne jete edhe ne biznes per te qene krah njeri tjetrit ne çdo moment te jetes se tyre sebashku .
Kjo tufe me lule ishte nje ritual qe perseritej çdo te shtune per nje jete te tere !
Ishte si nje premtim dashnie qe me mbeti ne mendje …
Vitet nuk e shuajne dashurine jane njerezit qe neglizhojne njeri tjetrin edhe e rrezikojne ate .
Ky çift model tregon me te madhe se nje detaj i vogel te zbukuron jeten edhe madje mund ta shtoje ate !
Arta edhe Cemi mikprites ne maksimum , me shpirtin e gjere e zemren e madhe , ma bene Belgjiken te duket me e bukur !
Do ti kujtoj gjithmone si çiftin qe betimet e dashurise i perseritin çdo te shtune , si deshmitare kane nje tufe me trendefila !
Linda Kavaja Prill 2023