Shkodra që do bëhet si Roma nga Beneti..? As ju vetë nuk i besoni ato që thoni…

Çdo ditë hapen parulla se Beneti do bejë Shkodren si Roma , projektet e tija do të ndryshojnë Shkodren ..? Zoti Benet këto dy vite si deputet i qarkut të Shkodres dhe si një vizionar i madh që po tregon veten nuk pate mundësi të tregosh veten të pakten me një projekt?

Dy vite si zeri i Shkodres nuk pate mundesi të ofrosh një kompani me hapë vende pune, si deputet i Shkodrës për dy vite nuk mujte të sigurosh asnjë fond nga Qeveria për Shkodren e shkodranët? Dhe tani si kandidat per Kryetarë Bashkie po na shpalos kaq shum projekte se do bësh Shkodren si Roma…

A thua duhesh besuar per keto që thua? JO dhe vetem JO!!!

Ju sbëni asgjë më shum veq vini me mision të shkatërroni Shkodrën si idhulli juaj, Edi Rama qe shkaterroj Shqiperinë në çdo drejtim..! Kanabizoi vendin , rriti kriminalitetin , po vjedh për 10 vite Shqiperinë e shqiptarët , i ka mbetur vetëm Shkodra jashtë kontrolli dhe e kerkon me anën tuaj si lojtar i dy kampeve…

A thua shkodranët do të besojnë ty e idhullin tënd ..?

Jo zoti Benet , dhe ju e dini vetë që se keni seriozisht , madje shpreheni se mbas zgjdhjeve me ka premtuar Rama të jem Ministri i kabinetit të tij..!

Meqë keni shum projkte të medhaja per Shkodrën dhe doni ta bëni si Romen, keni një shanc si Ministër i Ramës të jepni kuntributin tuaj , kuntribut që të lësh gjurmë si Minister jo si keto dy vite si deputet!
Zoti bekoftë Shkodrën dhe shkodranët!

Nga Armando Pali