Pamjet që po shikoni vijnë nga vendi ku ndpodhi plagosja e trefishtë këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal. Zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.
Autori Elton Mergjyshi, 40 vjeç është konfliktuar me tre klientë të lokalit për arsye që ende nuk dihen. Më pas, ai është afruar në tryezën ku ishin të ulur Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij dhe një italian dhe i ka qëlluar të tre me thikë.
Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën.