Një shpërthim i fuqishëm tronditi pak më parë lagjen 14 në Shkozet. Një sasi lënde eksplozivi iu vendos makinës tip “Golf” në pronësi të Aldi Mustafës. Abc News ka siguruar pamjet e shpërthimit.

Ai njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Grupi hetimor ka nisur punën dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje , e cila terrorizoi banorët e lagjes 14 në Shkozet/n.m.abcnews.al