‘Shënjestra’ e atentatit të ditës së sotme në Shkozet, ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip ‘Volkswagen’, te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime.
Mustafa nuk ështe emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi. Ai njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.
Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje. ‘Dosja.al’ siguron video nga momenti i arrestimit.