Dëshira tjetër më e madhe e kryeministrit Edi Rama është futja dhe fitorja e ‘Big Brother VIP Albania’. Kështu shkruan në një postim gazetarja Sonila Meço, e cila ironizon podkastin e Ramës. Meço shton se ‘BBV’ ka një audiencë shumë të madhe, madje më e ndjekur se TV e Ramës, podkast-i dhe ekspozitat e tij, të marra të gjitha së bashku.
Me ironi, ajo shkruan se duhet të bëhen 1 milionë shqiptarë që t’i jepet statusi “banor”, e të merret për ca kohë me Luizin brenda shtëpisë së ‘BBV’.
SHKRIMI:
Pas televizionit me emrin e vet, podcast-it, që drejton po vetë, ekspozitave, që e promovuan si piktor i përmasave globale, mesa duket dëshira përvëluese e radhës është futja dhe fitorja në Big Brother Vip. Program më i ndjekur se tv i vet, podcast-i i vet, ekspozitat e veta të marra së bashku. Mikluese gjer në dhimbje kjo audiencë nga e cila privohet me gjithë prezencën e vet mediatike dhe online 24 orë në 24.
Le të bëhemi 1 milionë shqiptarë t‘i japim statusin “banor”, se votat i siguron vetë me patronazhistë dhe aktiv1stë. Të paktën të merret me shtëpinë për ca kohë…dhe me Luizin.