Shkodra e ka paguar shtrenjtë lirinë dhe demokracinë. 2 prilli 1991 është një prej ngjarjeve që ka mbetur në historinë e Shqipërisë post komuniste, si akti i fundit që regjimi la pas. 4 jetë të prera në mes, ndërsa protestonin për votën e lirë, mision që edhe sot e kemi sfidë pas 3 dekadash. Duke përkujtuar këtë ngjarje dhe ja përcjellë mesazhin e saj brezave, i shërbejmë të ardhmes së vendit.
Me prof.dr Sali Berisha nderuam aktin sublim të Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës. Përpara kemi një sfidë tjetër, tashmë për të mbrojtur të ardhmen evropiane të vendit, prandaj 14 Majit duhet të jetë dita e fitores së madhe të opozitës që nis nga Shkodra dhe shtrihet në mbarë Shqipërinë .