Fushata për Kryetar Bashkie ka filluar por ish- drejtori i Berishës e ka filluar më herët…

Ndigjoj zëra që këtë herë e kanë seriozisht për të fituar Bashkinë, shpesh herë qeshi me vete, pse kur se kan patur seriozisht socialistet për ta fituar..?

Këtë herë na kanë servirur ish- Drejtorin e Berishës dhe deputetin e Ramës për të fituar Shkodrën, ish- drejtorit të Berishës do ti japin mbështetje dhe Partia Demokratike e vulës e drejtuar nga Xhevdet Amuli në Shkodër…
Pak ditë më parë kryetari- vulë deklaroi se ne s’do mbështesim kandidaturën e Bardh Spahisë, kjo deklaratë ka ndikim të madh në këto zgjedhje, ashtu si pati një vit më parë…

Tani çdo njeri e ka kuptuar se ku ka përfunduar Partia Demokratike e vulës, një parti e formuar për ndryshimin e madh dhe drejtuar nga Pjetër Arberori, përfundoi në vitin 2014 të drejtohet nga Ramiz Çoba, po kjo parti në vitin 1992 drejtohet nga Ernest Perdoda sot ka perfundur të drejtohet nga Xhevdet Amuli…

Por Shkodra e shkodranet dijnë të bëjnë diferencen dhe kanë ditur çdo herë me përzgjedh ma të mirin për të administruar Shkodrën dhe shkodranët dhe ky eshtë z.Bardh Spahia.

Ish- drejtori i Berishës duhet të tregojë që për këto dy vite si deputet i Ramës çfarë afroi për Shkodrën, sa fonde, vende pune apo firma loboi e solli në Shkodër…asnjë! Mori mandatin dhe si ra ndermend për Shkodrën veç për njerëzit e fisit të tijë ku e diktojnë kë dhe sa duhet me fut në punë, kë dhe sa duhet me vendosë drejtora veç këtë ka bërë ky ish- drejtor i Berishës dhe deputeti i Ramës.

Beneti i Ramës sot mendon se do marrin votat e njerëzve të Berishës të djeshem, jo dhe vetëm jo, ti s’ do marrësh asnjë votë te Berishës së djeshëm dhe s’ do marrësh vota as të socialistëve të Ramës sot…do marrësh do vota rilindas që s’ mjaftojnë për asgjë…!

Shkodra do jetë e vendosur si çdo herë me votu vetëm djathtas..! Armando Pali.