Agim Agaj 53 vjeç është vënë në pranga nga policia në Britaninë e Madhe dhe është mbajtur për 15 orë në paraburgim pasi në furgonin me të cilin po udhëtonte u gjet çaj mali. The Sun shkruan se shqiptari po udhëtonte me mjetin e tij ku r u ndalua për kontroll nga policia britanike. Oficerët e kontrolluan dhe kur panë çajin e malit e vunë në pranga duke pretenduar se kishin gjetur marihuanë.
Vetë Agim Agaj thotë për The Sun se është piktor dhe dekorues me profesion. Ai tregon se kishte këmbëngulur para oficerëve duke u treguar se kishte çaj dhe jo drogë, por ata nuk e kishin besuar.
“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit,”- tregon Agimi.
Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Ëeymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen. Më pas u lirua sepse nuk kishte prova.
Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku.
Agimi thotë se pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar.
“Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme,”- shton ai.
Nga ana tjetër policia doli me një njoftim për rastin.
“U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se një enë plastike që përmbante atë që dukej të ishte një substancë bimore që oficerët besonin se mund të ishte drogë. U kryen hetime të mëtejshme. U konfirmua se substanca në kontejner nuk ishte një drogë ilegale dhe personi u lirua pa asnjë akuzë,”- shkruhet në njoftim.