Një ndërhyrje delikate u krye në spitalin e Shkodrës, uretroplastika, rindërtimi i uretrës së dëmtuar, tek një 63-vjeçar.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

“Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës, ku falë talentit të mjekëve tanë dhe investimeve në bllokun e ri operator, po realizohen ndërhyrje delikate me rezultate të shkëlqyera. Uretroplastika, rindërtimi i uretrës së dëmtuar, duke marrë transplant nga mukoza e gojës, u realizua me sukses tek një 63-vjeçar nga ekipi i drejtuar nga Dr. Gëzim Galiqi, me Dr. Oltion Alibali, Dr. Ervin Troshani dhe stafin infermieror Bisere Tuzi , Mira Molla , Blerta Smaja, Ervila Gjeçaj”, theksoi Manastriliu.

Në spitalin e Shkodrës pas investimit të kryer nga qeveria po kryhen një gamë e larmishme e ndërhyrjeve kirurgjikale, duke filluar nga ato abdominale, deri tek ato ortopedike e gjinekologjike.