Furrat e bukës kanë paralajmëruar rritje të tjera çmimesh për produktet nga 10-20 lekë për çdo produkt, tashmë me motivin e rritjes së pagave për punonjësit, të cilët thuhet se po ikin për shkak të pagesave të ulëta. Në njoftimin e një furre buke thuhet se janë të detyruar të rritin çmimet, duke kërkuar mirëkuptimin e blerësve.
Një vit më parë Autoriteti i Konkurencës, e justifikoi rritjen e çmimit të produkteve të miellit me 20-30 lekë për produkt, duke u shprehur se është gjë normale dhe nuk ishte faji i bizneseve.
Por në shtator 2021, Komisioni i Konkurrencës nuk miratoi propozimin për gjobë ndaj 4 kompanive lidhur me rritjen e çmimit të bukës dhe miellit, edhe çmimet mbetën të larta, siç ishin pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, më 24 shkurt 2022, dy vendet kryesore të eksportit të drithërave në botë.
Mëse një vit më pas çmimet në tragjet botërore janë ulur në nivelet e paraluftës, por nuk janë reflektuar në tregun shqiptar, që tani kërcënohet me çmime të reja të rritura.