Ata janë heronjtë e momenteve të vështira për jetën e njeriut. Mirënjohës për çdo mjek dhe sakrificën e tyre.
Keqardhje që sot në ditën ndërkombëtare të mjekëve, në Shqipëri flasim për një realitet të trishtë ku çdo ditë mjekë dhe infermier po marrin rrugët e Evropës dhe botës.
Kriza që po kalon sistemi shëndetësor është produkt i një politike qeveritare pa vizion dhe për fat të keq plagët që po krijohen janë me pasoja të drejtëpërdrejta tek secili prej nesh.
Si mjek, në këtë ditë e ndjej të nevojshme ta ngre këtë shqetësim me të madhe, ndërsa solidarizohem me kolegët e mi që sakrifikojnë çdo ditë duke qënë në krye të detyrës me misionin human të shpëtimit të jetës.