Viti 2023 u duk se nisi qetë, pa vrasje e atentate mirëpo mesa shihet dhe konstatohet, përgjakjen ia la muajit Mars. Ky muaj i tretë regjistroi deri më tani 4 viktima dhe një të plagosur.

Teksa ka mbetur edhe 1 ditë nga mbyllja e muajit, lind pyetja: A do ketë më viktima?

Dosja.al ju sjell një përmbledhje të ngjarjeve:

VRASJA NË DON BOSKO-13 Mars

Përgjaket muaji MARS! 4 viktima dhe 1 i plagosur brenda pak ditësh,

Pak ditë pas festës së gruas, 60-vjeçarja Mimoza Paja u qëllua për vdekje teksa ndodhej brenda lokali në Don Bosko ku punonte si banakiere. Më 13 Mars, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi, u vra Mimoza Paja.

Vrasja e saj tronditi opinionin publik pasi jeta e saj u mor në mënyrë të padrejtë.

Shenjestra e sulmit me armë zjarri, ishte xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje. Nga ky sulm, mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë, mes tyre edhe mbesa e Pajës, e cila po qëndronte për disa orë nën mbikëqyrjen e gjyshes, por për fat të keq e pa atë duke dhënë shpirt.

VRASJA NË TOP CHANNEL- 27 Mars

Përgjaket muaji MARS! 4 viktima dhe 1 i plagosur brenda pak ditësh,

14 ditë më vonë nga vrasja e Mimoza Pajës, një sulm me armë zjarri ndodhi ndaj godinës së Top Channel, duke lënë të vdekur 60-vjeçarin rojen e sigurisë Pal Kolën. Rreth orës 01:00, në Mëzez u dëgjuan të shtënat e kallashnikovit, të cilat terrorizuan gazetarët e u dëgjuan fillimisht nga banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ por nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar.

VRASJA NË KAVAJË- 29 Mars

Përgjaket muaji MARS! 4 viktima dhe 1 i plagosur brenda pak ditësh,

Dy ditë pas vrasjes së Pal Kolës, dy persona të tjerë gjejnë vdekjen. Pas një sherri të momentit në një lokal, Altin Rexha dhe Edmond Goxha, të cilët kishin edhe precedent kriminal të mëparshëm, ndërruan jetë në spital.

Gosa ishte ai që plagosi me thikë Rexhën, e më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, ndërruan jetë. Rexha nga Kukësi jetonte me qira në Kavajë bashkë me familjen e tij.

PLAGOSJA NË LUSHNJE- 30 MARS

Dita e parafundit e këtij muaji u shoqërua me plagosjen e 60-vjeçares Bajame Senejës në fshatin Ballagut. Ngjarja ka ndodhur afër varrezave të fshatit, gjatë kohës kur e moshuara ishte duke ecur, e mori një plagë në këmbë. Deri më tani, raportohet se ajo është qëlluar nga një mjet në lëvizje. Policia ka identifikuar autorin ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e tij.

Vrasjet e njëpasnjëshme po rrisin akoma më shumë frikën për sigurinë e jetës. ‘800% jam i pasigurtë’- tha një qytetar pas vrasjes së dyfishtë në Kavajë, duke u bërë në këtë formë ‘zëri’ i qytetarëve shqiptarë.

Për të gjitha vrasjet e mësipërme, ende nuk është kryer asnjë arrestim!!/Dosja.al