Del e tregon përralla sesa e ka dashtë Shkodrën kur ishte i vogël, sa të madhe e të bukur e ka pasë shpinë me oborre para e mbrapa, me pus e me ahër, e sa bukur I ka numëru tavanet kur shkote me fjetë etj etj…
“Parole, parole, parole” -Mina…

Ndërkohë socialistët I largohen çdo ditë për shkak të pakënaqësive që ka ngjallur kandidimi I Tij, si një njeri pa pikë kontributi në PS-në e Shkodrës por I katapultuar nga Berisha tek Rama, e ky I fundit e solli në Shkodër pa pyetur askënd, pa u konsultuar me bazën socialiste (ashtu siç një diktator di të bëjë më së miri). Një kandidat I cili pranon të kalojë nga andej-këndej, I ‘etur’ për pushtet…

Një dukagjinase (anëtare e Këshillit Bashkiak të sotëm por e eliminuar nga lista e këshilltarëve të së nesërmes) doli sot kundër z.Beci duke nxjerrë në pah publikisht përçarjen që ka sjellë kandidimi I Becit për kryetar bashkie…

Për të qënë më konkrete po citoj zonjën Tereze Brigja, dukagjinasja në fjalë:

???? ???????????????????????????????????? ???????? ???????? ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????? ???????? ???????????????????????? ???????? ???????????????????????????????????????????????????? ????????????????????????????????
“Përshëndetje kolegë !
Dëshiroj të jeni mirë familjarisht !
Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti përfshij këtu edhe deputet apo ishdeputet . Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh…
Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time . PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar
dukagjinasit duke i lënë pa rrugë , pa drita e pa shërbimet minimale , me qellim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë .
Me këtë strategji kanë menduar se e zhdukun ” farën ” e dukagjinasit …
Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota në Dukagjin , në një kohë kur në këshillin bashkiak këtë komunitet nuk e përfaqëson askush . Nuk besoj se dukagjinasi tenton të hapin një derë të mbyllur , se ai që e bën një gjë të tillë nuk është dukagjinas .
Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me bësimin e tyre . Përfaqësimi i këtij komuniteti në këshillin bashkiak të Shkodrës është i papërfillshëm ( nga numri rendor 1- 13 nuk ka asnjë katolik ) .
Si kontribojnë këta drejtues idjotë në harmoninë fetare ? Si munden këta idjotë t’i zevendësojnë vlerat me antivlerat ? Nuk janë mediokër , as grek as italjan kotolikët e Shkodrës , por janë shqipëtarë .
Këto poshtërsi e shumë të tjera i këto e kanë çuar dhe po e çojnë Shkodrën nga humbja në humbje . Shkodra nuk e meriton këtë… Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idjot e çon ku ti dojë qefi”- përfundon znj.Brigja.
E kështu praaaaa, z.Beciiiii, socialistët e pakënaqur nga ti po shtohen çdo ditë në Shkodër duke të braktisur në ditët e tua më të rëndësishme dhe kur ke më së shumti nevojë për votat dhe lobimet e tyre…
Ti vazhdo fushatën me përralla, ndërkohë edhe socialistët po të braktisin si pasojë e mosnjohjes Tënde të theksuar për Shkodrën!