Pas 48 orësh, eetimes ka mbyllur sondazhin e radhës për një tjetër bashki të Qarkut të Shkodrës që do të përcaktojë fituesin në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Pjesë e këtij sondazhi u bënë 786 votues, ku nga përllogaritja e votave rezulton fitues me 537 vota, kandidati i Partisë Socialiste, Kryetari aktual Tonin Marinaj. Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj, ka marrë 249 vota.
Në bazë të % të përllogaritur të votave, Tonin Marinaj dominon me 64 % të votave, ndërkohë që kandidati Isa Ramaj, ka vetëm 36 % të votave
eeTimes do të hap edhe dy sondazhe të tjera për Bashkinë Malësi e Madhe pas përfundimit të procesit të votimit, në datën 7 Prill dhe datën 7 Maj, vetëm pak ditë para datë së zgjedhjeve lokale të 14 Majit