Sokol Arishta ka vite që ka ngritur punishten dhe dyqanin e tij, ku prodhohen e tregtohen prodhime në dy zona të ndryshme të qytetit, ku gjithsesi problemet mbeten të njëjtat.
Biznesi ka nevojë për infrastrukturë që ta ndihmojë të zhvillohet, por infrastruktura mbetet kryefjalë edhe e çdo punëtori që takuam dje pasdreke.
Është gjithmonë mirë me i taku njerëzit aty ku ata punojnë e jetojnë, pasi ashtu “me duar në brumë” mundesh me kuptu shumë më tepër, e me marrë mendime të sinqerta e pa filtra. E siç duhet me ndodhë në një punishte të tillë, aq më shumë në Shkodër, edhe një ëmbëlsirë në fund, për me ia provu dorën e me qenë ogur i mirë për punën e madhe që kemi para. Faleminderit shumë!