Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak më parë në Kavajë, ku u regjistruan të shtëna me armë.
Mësohet se dy persona kanë mbetur të vdekur, pas një konflikti që kanë pasur në një lokal. Viktimat mësohet se janë Edmond Gosa me origjinë nga Kavaja dhe Altin Rexha me origjinë nga Kukësi.
Mësohet se pas një konflikti të çastit mes tyre ata kanë qëlluar me armë zjarri dhe me thikë njëri-tjetrin, duke humbur të dy jetën.