Mbështetje e treguar në vazhdimësi nga banorët e njësisë administrative Rrethina dhe për të cilët dua të shpreh mirënjohjen maksimale.
Si për cdo shqiptar, edhe në këtë zonë nuk kanë qënë vite të lehta. Kriza ekonomike dhe largimet e shumë familjeve si pasojë e keqqeverisjes, kanë krijuar një realitet të trishtë. Ndryshimi është domosdoshmëri dhe 14 Maji do të jetë dita kur shqiptarët do të rrëzojnë me votë pushtetin kriminal të rilindjes së Edi Ramës.
Partia Demokratike e ka ofertën e saj dhe bashkë me qytetarët nuk do të rreshtim së realizuari punë të mira që i japin zhvillimin e merituar bashkive tona. Bashkia Shkodër përtej sulmeve politike dhe arrogancës së pushtetit, e ka dëshmuar se është pranë qytetarëve të saj dhe në shërbim të tyre. Ky model do të na udhëheq edhe në vitet e ardhshme për t’i dhënë Shkodrës transformimin e madh.