Ngjarja te Top Channel ku u qëllua në drejtim të televizionit dhe humbi jetën roja Pal Kola ka mbetur ende pa autor.

Sakaq ditën e djeshme në Vlorë u shoqëruan dy persona, mes tyre edhe ish dhëndri i viktimës Roberto Papçi por mësohet se pas disa orësh ai është liruar.

Pasi u ndaluan në Vlorë ,një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë.

Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjen apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.

Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.