Faleminderit demokratëve të Shkodrës për mundësinë për t’i përfaqësuar në Këshillin Bashkiak.
Së bashku kemi mundësinë t’ia rikthejmë Këshillin Bashkiak qytetarëve dhe besimit të tyre t’i ofrojmë një përgjigje që përmban përgjegjësi, prandaj do të punojmë që ta kthejmë atë në interes e zhvillim të Shkodrës duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët tanë pa dallim.
Me kryebashkiakun Bardh Spahia, dhe me ekipin e ardhshëm të Këshillit Bashkiak, që garanton përfaqësim të plotë e cilësor për çdo banor të Bashkisë Shkodër, të bashkojmë forcat për t’i dhënë qytetin tonë më të mirën!
Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë!
#BashkëFitojmë ????????✌????