PËR SHKODRËN! ❤️
Ky ka qenë e vijon të jetë lajtmotivi i çdo veprimtarie apo kauze pjesë e së cilës jam bërë deri më sot, e pikërisht arsyeja pse zgjodha që të pranoja ftesën për t’u bërë pjesë e politikës dhe veçanërisht Partisë Socialiste 2 vite më parë.

Besova tek vizioni, vullneti e tek punët e mira të bëra nga forca politike e shumicës qeverisëse të vendit dhe bashkova energjitë në mënyrë që të kontribuoj me sa mundem e sa di për SHKODRËN. Mbi të gjitha për të çuar përpara MODELIN e të rinjve, që nuk duhet të jenë indiferentë ndaj politikës, që kanë nevojë për mundësi më shumë, që duhet të ndjehen të vlerësuar e të përfaqësuar dhe që nuk duhet të jenë të detyruar ta braktisin vendin e tyre!

Sot kandidoj nën siglën e Partisë Socialiste si Kandidat për Anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, e pavarësisht numrave a renditjeve që për mua s’kanë vlerë, pasi në vendin tim mund të ishte kushdo nga rradhët e partisë apo të rinjve që sikurse unë ndajnë të njëjtat vlera e aktivisht angazhohen, ndihem i nderuar dhe i privilegjuar për këtë vlerësim, jo ndaj meje si individ por ndaj MODELIT dhe këtë përgjegjësi të madhe në të njëjtën kohë do bëj çmos ta justifikoj me punë të mirë e bashkëpunim përgjatë kësaj fushate zgjedhore pozitive.

Ka ardhur koha që ta largojmë qytetin tonë nga kllapia e pasiguria që po e mbyt çdo ditë e më shumë, plot investime do duhej të kishin marrë udhën përgjatë këtyre viteve të demokracisë ku besimi ndaj një force politike nuk ka munguar.

Ku kemi mbërritur?!

Është koha që të ringrihemi më të fortë, t’i rikthejmë qytetit ngjyrat e dëshirën për jetë, të rikthejmë kohën kur Shkodra ishte Kryeqendra jo vetëm e veriut por e gjithë Shqipërisë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse një herë të vetme i besojmë MODELIT, i besojmë NDRYSHIMIT, i besojmë Partisë Socialiste dhe Benet Beci!