Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
Tashmë ka filluar propaganda e 3D-ve dhe zgjidhjes së të gjitha problemeve në takime 5 minutshe, në këmbë. Ura 3D, rrugë kudo, korsi bicikletash, patinash, parqe me bimësi tropikale, zogj që cicërojnë vetëm me orar, qenj dhe mace që kalojnë rrugën në vijat e bardha dhe përshëndesin me kapele, rroga Hollivudi, siguri jete si në Quebec e të tjera si këto do na ofrohen pa fund …
Ndërkohë në Shkodër në 10 vite mosqeverisje, në plot 3650 ditë “rilindje”, kemi patur fatin të shohim dhe përjetojmë se si persekutimi dhe diskriminimi (ekonomik e administrativ kësaj rradhe) mund të lërë shenjën e tij.
– Drejtori rajonale të larguara nga Shkodra: drejtoria e Arsimit, drejtoria e Arkivave, drejtoria e administrimit të ujrave.
– Banorë të larguar në emigracion: rreth 36 000, duke shënuar vendin e parë të të larguarve nga Shqipëria (sipas Instat).
– Niveli i papunsisë: më i larti në Shqipëri.
– Niveli i të ardhurave: ndër më të ultat nga të gjitha bashkitë.
– Asnjë investim infrastrukture nga buxheti i Shtetit Shqiptar përveç rrugës 10 milion euro Berdicë – Qafë Shtiqen, sheshit të Shirokës 3 milion euro nga BE, rrugës Qaf Thore – Theth 6 milion euro nga Banka Botërore dhe mbi kalimi në Bahçallek, i cili u shemb para pak kohësh.
Propaganda “votojmë qeverinë se do sjelli investime pafund” përveç se fyese ndaj të gjithë votuesve që taksat e detyrimet i paguajnë si majtas e djathtas dhe duhet t’u kthehen mbrapsht në shërbime e investime, është edhe qesharake. “T’a provojmë bastanin brenda se është i mirë” kur kemi “shijuar” provën e hidhur të 10 viteve është një absurd të cilit do të dihet t’i jepet përgjigja e duhur, me votë.