Ramadan Nikolli ka folur edhe një herë për ngjarjen se si i ishte vjedhur për 3 minuta makinën e tipit “Range Rover” në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Për ‘Gazeta Express’ ai tregoi se fillimisht atij nuk iu është dhënë informacion se iu është vjedhur makina.
“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjetë përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informu policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultu, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjete e kam me datë se e kam lajmëru policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha mu kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën”, tha ai.
Ai shton se në atë kohë vlera e veturës ishte 36 mijë euro, e më pas ka pritur nga shteti shqiptar që t’ia gjenin veturën.
“Ata e kanë shpreh edhe atëhrë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu. E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL”, shprehet ai.
Ai thekson se vetura i është vjedhur brenda 3 minutave dhe se dritat ishin fikur në kohën kur po kryhej vjedhja.
“Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem”, u shpreh ai.
Ai tha se i ka shpreh edhe dyshimet e tij se kush ka mundur që t’ia vidhte veturën.
“Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi. Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.
Kjo makinë dyshohet se u përdorë nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola. E më pas të njëjtës iu vu flaka, por që nuk i kishte targat “01”, asaj i ishin ndërruar. “Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç./Dosja.al