Fadil Sykaj prej 45 vitesh ka shërbyer si infermier në Shkodër. 25 vitet e fundit pranë Urgjencës. Teksa rrëfen punën thuajse gjysëm shekullore, Sykaj cilëson si vitin më të vështirë atë të 97-tës ndërsa tregon edhe për vitet e tij në shërbim të qytetarëve në zonat e thella malore.

Rrugëtimin e tij e ka nisur në moshën 20-vjeçare ku nisi punën në zonën e largët në Dukagjin.

“Momentet më të vështira kanë qenë ato të viteve ’97. Vite që mos ardhshin më kurrë. Kushtet nuk përputheshin as me vendin as me nevojat e punës”, thotë ndërsa këshillon të rinjtë mos përbuzin punën por të vlerësojnë kushtet të cilat përmirësohen nga viti në vit.