Gazetari investigativ Artan Hoxha ka vënë një paralele mes tre ngjarjeve të fundit kriminale në vend, duke përmendur: sulmin ndaj Top Channel, ngjarjes në Don Bosco ku humbi jetën punonjësja Mimoza Paja dhe ngjarjes së Elbasanit në shkurt, ku u kap një makinë e mbushur me armë, gati për të kryer një atentat.
Sipas Hoxhës në të treja rastet, mjetet e përdorura për krimin kanë ardhur nga Shkodra. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”, Artan Hoxha tregoi edhe sesi Policia duhet mund të zbulonte autorët e krimit.
“Dje kam kërkuar me këmbëngulje përse nuk është vënë shpërblimi, sot është një shpërblim nga më të mëdhenjtë. Duhej të kishte një indetikit. Është ngjarja e tretë që makina vjen nga Shkodra. Edhe tek ngjarja e Don Boskos edhe tek ajo e Elbasanit makina vinte nga Shkodra. Si bëhet? Shkohet në Shkodër, dihet kush operon dhe pyesin 4-5 grupe. Policia duhet të shkonte tek bandat. Dal unë në përgjime që flas me ta. Kur thonë “mos u merr me këtë punë”, dmth që janë të përfshirë vetë. Kur të thonë ndiq këtë linjë, të çojnë tek kundërshtarët e tyre,”-tha Artan Hoxha.