Në Shkodër ka shumë punë individuale a grupesh, iniciativa që janë burim i madh energjie, mundësie dhe opsioni për zhvillimin e qytetit.
Adriatic Tennis Park është veç një prej tyre. Takimi me Klitin, Sokolin, Gëzimin,Tanin, Oltin e të tjerë pasionantë të sportit më dha kënaqësi në shumë pikëpamje.
Qyteti ka plot njerëz me shumë talente, pasione, shumë inovativë e jashtëzakonisht të dedikuar. Ajo që shoh ndërkohë është se institucionalisht, nuk jemi në gjendje që këtë energji e përkushtim ta përcjellim në funksion të të gjithë qytetit.
Shkodra ka nevojë që t’iu jepen mundësi e mbështetje nismave të tilla, ashtu siç ka shumë nevojë të ndërtojë sa më parë hapësira publike për sportin, artin e inovacionin, në shërbim të gjithë qytetarëve të saj.#shkodrapozitive