Bashkia e Vaut të Dejës në datën 17 mars ka lidhur konbtratë në prokurimin që kishte si qëllim blerje karburanti për nevojat e institucionit në fjalë për vitin 2023.

Por procedura për shpalljen e fituesit rezulton në mungesë të konkurrencës.

Kjo pasi në tenderin që janë parashikuar të shpenzohen 177 mijë euro kanë shfaqur interes dy kompani të cilat janë bashkimi i operatorëve “Gega Center GKG” dhe “Gega Oil Group” si dhe subjekti “Sefa”.

Dy operatorët kanë paraqitur oferta të njëjta që janë sa 100% të vlerës së tenderit për të siguruar karburantin deri në 31 dhjetor të këtij viti, por ndryshojnë vetëm në çmimin që kanë paraqitur për normën e fitimit për litër.

Subjekti “Sefa” ka kërkuar si normë fitimi 17 lekë për litër por është tërhequr nga gara, ndërsa bashkimi i operatorëve “Gega Center GKG” dhe “Gega Oil Group” kanë kërkuar 19 lekë për litër.

Duke mos patur konkurrent tjetër në garë janë shpallur fitues nga institucioni që drejtohet nga Mark Babani.

Tenderi është shënuar me flamur të kuq nga Open Procurement me shënimin e mungeës së konkurrencës / ORANEWS /