Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është mbytur. Ngjarja e rëndë, që i mori jetën shqiptarit, i cili jetonte me familje në Florida, humbi jetën dje teksa po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë. Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit. Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit. Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë