Prej sot filloj një rrugëtim të ri, atë politik!
Zyrtarisht jam kandidate për Këshillin Bashkiak të Shkodrës!
Fillimisht dua të falenderoj të gjithë ata që propozuan emrin tim, falenderoj kryesinë e PD dega Shkodër, kryetarin z.Gjenarin Kapcarin dhe kryetarin e bashkisë të sotëm dhe të nesërm z.Bardh Spahia që e pritën me shumë dashamirësi propozimin dhe vlerësuan që emri im të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit!
Pranova me kënaqësi të jem pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë” sepse dua të jap kontributin tim për Shkodrën, dua të jem një Zë jo vetëm rrjetesh sociale, por edhe aty ku është salla më e ‘shenjtë’ e vendimeve lokale për qytetin dhe bashkëqytetarët e mi.
Shkodra meriton të jetë kryeqendër, Shkodra meriton vëmendje, Shkodra meriton investime, Shkodra meriton të jetë Shkodra e lavdishme dhe jo ajo që aktualisht është, e lënë në harresë nga qeveria aktuale.
Nuk e njoh politikën por njoh atë që dua në shpirt, njoh dëshirën time të rri e të jetoj në qytetin tim, dua që fëmijët e mi të gëzojnë në vëndin e tyre dhe jo të jenë ‘some strangers’ në çfarëdo shteti përtej kufinjve. Politika është vendimmarrja, prandaj I bashkohem politikës, për të qënë zëri I atyre që nuk dëgjohen!
Bashkë fitojmë me Bardh Spahinë për Shkodrën tonë, për t’a bërë Atë më të bukurën lule!